
Në festën open-air të mbajtur më 31 maj 2025 në Liqenin Artificial të Tiranës, gazetarja nga Kosova, Albana Hajdari, shkëlqeu me prezencën e saj të veçantë dhe stilin elegant që e karakterizon. E njohur për qasjen e saj të freskët dhe të guximshme në ekran, Albana tërhoqi vëmendjen edhe jashtë studios televizive, duke qenë një nga figurat më të spikatura të eventit, shkruan Gazeta Projekti.
Eventi, i organizuar nga Sono Entertainment, solli për herë të parë në Shqipëri kolektivin e famshëm gjerman Keinemusik, me DJ-të &ME dhe Adam Port. Mijëra pjesëmarrës shijuan një natë të jashtëzakonshme muzike elektronike në zemër të Tiranës.

Albana Hajdari ndau momente nga kjo mbrëmje në profilin e saj në Instagram, ku publikoi disa fotografi që pasqyronin atmosferën e gjallë të eventit dhe stilin e saj të veçantë. Postimet e saj morën shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, duke e konfirmuar edhe një herë si një figurë influente në mediat dhe rrjetet sociale.
