970×90
970×90

Gazetarja e RTK-së fiton çmimin ndërkombëtar `Aleksandri i Madh` në Greqi

Gazetarja e RTK-së fiton çmimin ndërkombëtar `Aleksandri i Madh` në Greqi

Shkrimtarja, publicistja e gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi Fazliu do të nderohet në Greqi me medaljen e artë “Aleksandri i Madh”.

Me këtë çmim nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letërsisë, politikës, arteve dhe sportit!  Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet për kontributin e saj në fushën e letërsisë, arteve dhe të mirës së përgjithshme. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin e Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive, vetë gazetarja Gashi-Fazliu.

Ceremonia e dhënies së çmimit mbahet në muajin tetor në Greqi dhe Alketa është fituesja e edicionit të 39-të të ndarjes së këtij çmimi!. Çmimi do të ndahet nga presidenti i organizatës ndërkombëtare për Zhvillimin e Shpirtit dhe Artit “Kafja e ideve” profesor Dinos Koubatis.

Related posts