
Gazetari i njohur kosovar, Fisnik Durguti ka treguar historinë e tij të vështirë me përballjen e tij me coronavirusin. Ai, ka njoftuar të gjithë ngjarjen që nga fillimi, shtrirja në spital dhe kthimi në shtëpi ku edhe është duke u mjekuar me coronavirusin.
Statusi i plotë i tij:
Tash e 2 javë jam perballur me Covid 19, deri sa filloi me disa simptoma si ethe, temperature, dhembje te syve, te shpines dhe plogeshti mendova se do t’a përballoj keshtu dhe do ta kaloj.
Por nuk ndodhi keshtu!
Ne javen e pare filluan disa nga komplikimet me frymarrje dhe ulje te oksigjenit ne gjak.Deri sa nuk u shtrova ne Kliniken Infektive per komplikime te cilat ishin te paparashikuara. Duket qe më asgje nuk kisha ne kontroll gjithqka po shkonte keq, kjo ndoshta edhe per shkak terapise jo adekuate.
Vendosa ta bëj një kthes duke e marr persiper koston per humbje me betejen dhe te kthehem ne shtëpi edhe perkunder gjendjes te dërmuar dhe aspak per tu liruar nga spitali.Madje mjekët as qe e diskutuan lirimin tim, por vendimin e mora dhe erdha ne shtepi per trajtim duke qenë ne konsulta me mjeket ne infektive.
Gjithashtu mora edhe oksigjen ne shtepi si dhe infuzione nga dy herë ne dite dhe filluan përmiresimet edhe pse të ngadalshme e qe jane evidente ende.Po ju siguroj që në një moment fillova me kuptu që e humba këtë betej por se vullneti më mbajti në jetë. Nuk e kisha besuar asnjëher që gjërat munde te shkojne aq keq nga COVID 19.
Prandaj kerkoj nga gjithe ju te keni kujdes, sepse as vet se kisha besuar sa tinzar është.