
Ardian Bujupi po vjen me këngë të re.
Këngëtari i njohur shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi, e ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor.
Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ai ka treguar se po vjen me këngë të re dhe se do të jetë bashkëpunim.
Ardiani nuk ka dashur ta zbuloj emrin e bashkëpunëtorit ndërsa fansat kanë ngjallur interesim dhe mezi po presin publikimin e këngës. Por, burime të brendshme të portalit Gazeta Projekti marin veshë se ai po vjen me bashkëpunimin e radhës me këngëtaren Xhensila. Kujtojmë se Ardiani kishte edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren në fjalë, Çika Çika i cili ishte mirëpritur fuqishëm.