
Ishte përfolur për suksese dhe sfida në karrierën e saj, duke ndërtuar atë në linjat e bujshme në fushën e showbizit shqiptar dhe padyshim viti 2018 ishte plotë me suksese për Bernadeden, missin nga Kosova e cila me suksesë ka vazhduar karrierën e saj në Zvicër.
Në mes profesionit të infermierës dhe modeles ajo nuk i ndan as njëren dhe gërshetohet mjaft mirë në këto profesione duke mos u ndalur asnjëherë në punën e saj. E përfolur nga mediat më të suksesshme në vend për punën dhe sukseset e saj “Miss Grande Kosova”, Bernadeta Anna Nikollbibaj nuk është ndalur asnjëherë duke synuar lartë e më lartë, pjesmarrja nëpër eventet më të suksesshme ndërkombëtare, pozimi për fotografë të famshem të cilët përfaqësojn kompani të ndryshme duke rezultuar me kulminacionin e saj si pjesëmarrëse kryetare e jurisë në “Miss Afrika në Zvicër 2018”, janë disa nga aktivitetet të cilat Bernadeta ka lënë gjurmë në karrieren e saj gjatë vitit 2018.
Në mesin e shumë personazheve që GazetaProjekti kishte raportuar gjatë vitit 2018 në fushën e showbizit, Bernadeta Anna Nikollbibaj ka qenë më e komentuara dhe më e klikuara në këto faza, andaj edhe stafi ynë me meritë të plotë ka vendos që Anen ta shpallë personalitet të
vitit 2018. GazetaProjekti