970×90
970×90

“Gazeta Projekti” shpallë filmin “Zgjoi”, si më të mirin për vitin 2021

“Gazeta Projekti” shpallë filmin “Zgjoi”, si më të mirin për vitin 2021

Filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se është futur në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022, shkruan Gazeta Projekti.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta e mjaft pozitive, duke qenë kështu një sukses i madh për gjithë kinematografinë e popullin shqiptar.

“Suksesi i filmit ‘Zgjoi’ është një fitore për tërë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ku është treguar cilësia dhe tradita në kinematografi që tashmë është ndërtuar në vendin tonë.

përmes këtij krijimi artistik rrëfehet një ngjarje e vërtetë e një gruaje me zemër të madhe siç është Fahrije Hoti, e cila ka pësuar në luftën e fundit në Kosovë të shkaktuar nga regjimi serb. Ndonëse me dhimbje e pikëllim për tragjedinë që ka përjetuar në familje, znj. Hoti ka arritur të mbledh forcat dhe të bëhet një prej prodhuesve dhe ndërmarrësve serioze për të treguar se sa të fuqishme janë gratë e Kosovës.

Filmi “Zgjoi”, në shkurt të këtij viti fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi fitoi çmimet: “Filmi më i mire”, “Regjisorja më e mire”, si dhe çmimin e vlefshëm të “Publikut të Festivalit”. Kjo është njëra nga arsyet pse portali “Gazeta Projekti” shpallë si filmin më të mirë për vitin 2021

Related posts