“Ndodhi më në fund, Kadri Veseli nuk shpëton prej Speciales, a po i vjen radha edhe Thaçit?” – është titulli i një gazete shqiptare, e jo serbe, nga Kosova.
Gazeta Bota Sot nuk ka fshehur gëzimin pas ftesës që i kishte ardhur sot Kadri Veselit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kjo gazetë ka shprehur shpresën e madhe për zbardhjen e vrasjeve të luftës dhe pasluftës, duke pasur për referencë vrasjet e aktivistëve të LDK-së.
“Ka qenë e pamundur, ndoshta edhe fatkeqësi për Kosovën nëse Kadri Veseli kishte shpëtuar nga thirrja e Gjykatës Speciale.” – shkruan më tej kjo gazetë.
Gjykata Speciale bazohet në raportin e Dick Martyt, i publikuar në vitin 2008, dhe i cili bënte akuza të rënda e absurde ndaj hierarkisë së UÇK-së, madje edhe për trafikim organesh, shkruan Periskopi.
Duket se Bota Sot nuk është aspak e ndjeshme ndaj sakrificës që bëri populli kosovar dhe luftëtarët e UÇK-së.
Gjykata Speciale, duke qenë një-etnike, rrezikon përdhosjen e imazhit të Republikës së Kosovës duke e vendosur Kosovën si një shtet agresor dhe Serbinë si viktimë.
Gjatë kohës së luftës mbetën të vrarë mbi 10 mijë qytetarë kosovarë nga regjimi shtypës e fashist i Sllobodan Millosheviqit. /