970×90
970×90

Gastronomët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës pas 15 dhjetorit, thonë se do të organizojnë protesta masive

Gastronomët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës pas 15 dhjetorit, thonë se do të organizojnë protesta masive

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar përshkallëzim të situatës, krejt kjo pas pakënaqësive të tyre me pikat e reja për masat antiCOVID në raport me gastronominë.

Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në emisionin A23 në ATV se që nga 15 dhjetori, në rast se Qeveria nuk i ndryshon masat për gastronominë, ata do të organizojnë protesta masive në mbarë Kosovën.

“Nëse nuk ka rezultat, nëse masat nuk ndryshohen deri më 15 dhjetor, sonte po e bëjmë publike në emisionin tuaj,do të ketë përshkallëzim të situatës e nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së protestave masive. Masive po them, sepse Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në shtatë regjione është e shtrirë,” – tha Sogojeva.

Në anën tjetër, edhe përfaqësuesi i Estradës, Edi Furra e ka pohuar se janë në bisedime për të ndërmarrë veprime më radikale pas datës 15 dhjetor, gjersa shtoi se kanë planifikuar mbajtjen e një takimi këtë të mërkurë bashkë me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe të Odës së Hotelerisë e Turizmit.

“Ne sigurisht që pasnesër me datë 8 dhjetor 2021, ditën e mërkurë, do të kemi një takim urgjent mes Odës së Estradës dhe të gjithëve, ku do të marrim një vendim i cili mendoj që do të jetë fundi. Dhashtë Zoti i madh që do të kemi ndryshime deri më datën 15 dhjetor, ose nuk e di si do t’ia bëjmë,” – u shpreh Furra në A23 me Flaka Vitakun.

Ky preparat zgjidh përgjithmonë problemin e presionit të gjakut

Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani

Mos e shtyni !!! Nëse keni thonjtë e verdhë ose kërpudhat, duhet ta bëni menjëherë…

Sipas masave të reja antiCOVID, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Në ambientet e mbyllura ndalohet rrepësisht hyrja pa maskë. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 përveq në raste urgjente.

Related posts