
Gashi nuk di të ndalur.
Reperi Gashi është shumë aktiv me projekte muzikore, edhe pse me koncerte nuk ka qenë aktiv gjatë kësaj kohe për shkak të pandemisë.
Ai aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri, të cilin fansat e kanë mirëpritur, kurse mori komente pozitive edhe nga kolegët.
Së fundi, Gashi solli remiksin e këngës “Used to be”, këngë prapa të cilës edhe këtë herë qëndron kompania Sony Music Entertainment.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Used to be”, të cilën Gashi e solli në versionin remiks.