970×90
970×90
970×90
970×90

Gashi sqaron incidentin me Xhavit Haliti

Gashi sqaron incidentin me Xhavit Haliti

Deputeti nga rradhët e LDK’së Arben Gashi, ka folur rreth tensioneve gjithnjë e në rritje në Kuvendin e Kosovës, ku debatet e ashpra i kanë hapur rrugë konflikteve fizike mes deputetëve. Ai ka treguar për sulmin fizik ndaj tij nga deputeti Xhavit Haliti, nga Partia Demokratike e Kosovës.

Gashi tregoi se Haliti kërkoi që të ja liroj rrugën deri sapo kalonte afër tij.

“Më tha: Lëshoma rrugën dhe ka vazhduar”, ka bërë të ditur Gashi.

“Ishte kohë e shpejtë. Nuk ka pasur debat verbal”, ka theksuar ai.

Gashi ka folur edhe për përplasjen me deputetin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.

“Në ato tollovi, sepse u përfshinë shumë deputetë, e kam parë se erdhi dikush nga mbrapa dhe tha diçka”, ka treguar ai në “Pressing”.

“Nuk e kuptoja çfarë ka, pse ky person, nga doli”, është shprehur Gashi.

“Për disa sekonda nuk e kuptova se çfarë po ndodh”, ka thënë ai në T7.

Ai nuk ka pranuar të tregojë se çfarë i ka thënë Dreshaj. “Janë fjalë që nuk dua t’i përdor në këtë studio”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se nuk ndihet aspak i kërcënuar nga Haliti apo Dreshaj.

“Nuk ndihem i intimiduar prej tyre. Personalisht, fizikisht, moralisht, nuk kam asnjë lloj intimidimi prej tyre”, është shprehur ai.

I pyetur nëse Haliti e Dreshaj duhet të ndihen të rrezikuar nga Gashi, ai është përgjigjur: “Nuk ma merr mendja”.

Gashi ka thënë se pas përplasjeve, nuk e kam takuar më Halitin.

Deputeti i LDK’së ka përgënjeshtruar raportimet se mes tij dhe deputetit të PDK’së ka diçka personale.

Related posts