970×90
970×90
970×90
970×90

Gashi: Në dhjetor dihet për operatorin e tretë telefonik (VIDEO)

Gashi: Në dhjetor dihet për operatorin e tretë telefonik (VIDEO)

Sipas marrëveshjes së Brukselit ka qenë e paraparë të ekzistojë një operator i përkohshëm dhe i kufizuar në infrastrukturë dhe do të jetë funksionale deri në hyrjen e operatorit të tretë.

“ Në disa pika të Kosovës, kryesisht në veri. Ata kanë 1.74 përqind të tregut. Licenca e tyre është e kufizuar në kohë deri në hyrjen e operatorit të tretë nëse ka një interesim të tillë,” bënë të ditur Kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.
Sipas tij, deri në fund të këtij viti do të qartësohet se si do të hyjë ky operatorë i tretë.

“Që nga 15 dhjetori i vitit 2016 është duke vepruar në pajtueshmëri me ligjet e Kosovës, paguan licencën dhe taksat kosovare dhe i raporton ARKEP-it.”
Gashi thotë se ky operator do të shfrytëzojë 383 sikurse operatorët e tjerë dhe janë duke raportuar në vazhdimësi, dhe i raporton ARKEP-it në baza tre mujorshe.

Related posts