Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka thënë në emisionin “Info Magazinë të Klan Kosovës” se identiteti telefonik i Kosovës do të implementohet nga data 1 Nëntor i këtij viti. Shefi i Arkep këto komente i ka japë duke folur për vendimin e ri të heqjes së Roamingut me Shqipërinë. Ai ka theksuar se një marrëveshje të tillë Kosova së shpejti priter ta bëjë edhe me Malin e Zi dhe me Maqedoninë, duke treguar edhe interesimin e drejtëpërdrejtë të Qeverisë së Maqedonisë për arritjen e një marrëveshje të tillë.