Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për tensionet gjithnjë e në rritje në Kuvendin e Kosovës, ku debatet e ashpra i kanë hapur rrugë konflikteve fizike mes deputetëve.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka treguar për sulmin fizik ndaj tij nga deputeti Xhavit Haliti, nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Më tha: Lëshoma rrugën dhe ka vazhduar”, ka bërë të ditur Gashi.
“Ishte kohë e shpejtë. Nuk ka pasur debat verbal”, ka theksuar ai.
Gashi ka folur edhe për përplasjen me deputetin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.
“Në ato tollovi, sepse u përfshinë shumë deputetë, e kam parë se erdhi dikush nga mbrapa dhe tha diçka”, ka treguar ai në “Pressing”.p