
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismajli gjatë një replike në seancën e Kuvendit të Kosovës, i është drejtuar shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Rreth interpelancës që PDK-ja i ka bërë kryeministrit Hotit, Ismajli i tha Gashit të mos bëhet zëdhënës i kryeministrit Hotit, por për këtë Gashi tha se nuk e di se as pse po flet.
Madje, për disa deputetë të LDK-së, koha e tyre ishte shumë e vlefshme që të replikojë ndaj Ismajlit.
“Mos na merr kohën veç hajt”, dëgjohet një zë afër Gashit.
Kur Gashi thotë se nuk e kupton se as për çka po flet deputetja e PDK-së, prapë dikush i thotë “ Pse e more fjalën pra”.
Përplasjet mes deputetëve kanë vazhduar sot gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.