Batalioni Atlantiku po qëndron në Kosovë, ata janë duke vizituar trevat shqiptare dhe krejt kjo në kuader të 20 vjetorit të hyrjes së tyre në Kosovë. Ndalesa e radhës ishte në Junik, ku batalioni bëri homazhe pranë shtatores së Edmond Hoxhës. Ata, i priti i pari i Komunës së Junikut, z, Agron Kuçi i cili ju dëshiroj mirëseardhje batalionit në vendlindjen e komandantit të tyre Gani Shehut, ndërsa vetë Gani Shehu komandanti i këtij Batalioni, u ndi mjaft mirë me pritjen të cilen i bëri vendlindja e ti Juniku.