970×90
970×90
970×90
970×90

Gani Dreshaj: Mbyllja e Monegos dhe Iute Creditit, lajm i mirë

Gani Dreshaj: Mbyllja e Monegos dhe Iute Creditit, lajm i mirë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gan i Dreshaj e ka përshëndetur vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për mbylljen e dy institucioneve mikrofinanciare, Monego dhe Iute Credit.

“Lajm i mirë mbyllja e dy institucioneve mikrofinanciare, Monego e Iute Credit. Këto dy kompani ishin thjeshte fajde e legalizuar në Kosovë. E them me bindje se kam qenë deputeti i vetëm që edhe në parlament kishte ngritur këtë shqetësim, por që kaloi në heshtje dhe pa përkrahjen e të tjerëve”, ka shkruar Dreshaj në profilin e vet në “Facebook”.

“Por, BQK duhet të merret edhe me ‘elefantët’ dhe jo vetëm me ‘lepujt’. Duhet urgjentisht një hetim për bankat e mëdha në Kosovë të cilat kanë oferta poashtu në formë fajde dhe mashtrojnë me normat e interesit”, ka shtuar Dreshaj.

Related posts