Ministria e Drejtësisë publikon shifrat sipas të cilave janë 726 të burgosur nga shteti ballkanik për vitin e kaluar, kundrejt 267 që ishin në 2013 , shkruajnë mediet angleze.
Shumë janë dënuar për vrasje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, pastrim parash, kërcënim për vrasje apo trafikim njerëzish.
Sot shqiptarët përbëjnë grupin e tretë më të madh të personave që burgosen në Britani, pas Irlandezëve dhe polakëve – me një kosto totale prej 53 milionë paudësh nga taksapaguesit.
Agjencia Kombëtare e Krimeve shqetësohet se gangot shqiptarë të drogës janë tashmë “një kërcënim potent” duke përdorur rrugë të ndryshme për të mbrojtur bizneset e tyre.
Grupe të krimit të organizuar nga vendi që ka një popullsi prej 2.9 milionë banorësh kanë tashmë influencë të madhe për të shpërndarë kokainë në Britani.
Deputeti laburist David Hanson tha se është arritje që gangsterrët shqiptare kapen dhe burgosen. Por shtoi: “Eshtë e rëndësishme që qeveria të gjejë mekanizmat që të sigurohet që ata të kthehen dhe të gjykohen në Shqipëri”.
Shumë prej tyre janë dënuar për vrasje, drogë, abuzime seksuale, pastrim parash, kontrabandë të njerëzve dhe kërcënime me vdekje.