
23-vjeçari ishte i saktë edhe në pasimet e tij ku 93% e tyre rezultuan të suksesshme
Kristjan Asllani ishte lojtari kryesor i Interit në fitoren 1:0 ndaj Veronës, pasi realizoi golin e vetëm të sfidës, që e mban ekipin e tij në garën për titullin kampion.
Mesfushori shqiptar për këtë u bë pjesë e formacionit më të mirë nga SofaScore për javën e 35-të të Serie A.
Asllani mori notën 8 dhe ishte i vetmi futbollist i Interit në skuadrën ideale, të dominuar nga lojtarët e Atalantës. 23-vjeçari ishte saktë edhe në pasimet e tij, ku 93 % e tyre rezultuan të suksesshme, transmeton albinfo.ch.
Asllani, edhe pse është nën kontratë deri më 30 qershor 2028, përflitet në media për një largim të mundshëm në verë.