970×90
970×90
970×90
970×90

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës testohet për koronavirus, futet në karantinë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës testohet për koronavirus, futet në karantinë

Futbollisti i Përfaqësueses U-21 të Kosovës, Valdrin Mustafa është testuar sot për koronavirus, me ç’rast ai ka rezultuar negativ në këto teste.


Por, skuadra e Hannover 96, nga nesër do të futet në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe për t’u mbrojtur nga prekja e tij, shkruan Reporteri.net

“Jam mirë, por nga nesër skuadra e Hannoverit dhe U23 do të futemi në karantinë për shkak të koronavirusit. Mos u shqetësoni, të gjithë jemi mirë”, ka thënë Mustafa për LIG Sport.

Virusi i cili është shpallur si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka marrur deri më tani mijëra jetë, dhe së fundmi ka filluar ta prekë edhe botën e sportit.

Daniele Rugani, qendërmbrojtësi i Juventusit rezultoi pozitiv në test, gjersa sot kanë rezultuar pozitiv edhe disa futbollistë e basketbollistë të tjerë.

Pothuajse shumica dërrmuese e ligave janë suspenduar, disa për dy javë e disa të tjera për afat të pacaktuar.

Related posts