970×90
970×90

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme nga 3 deri 12 shkurt

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme nga 3 deri 12 shkurt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit të jetë dhjetë ditë.

KQZ ka vendosur në mbledhjen e mbajtur sot që fushata të jetë nga data 3 deri 12 shkurt, shkruan Reporteri.net.

“Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021. Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021”, është thënë në mbledhjen e mbledhje të KQZ-së, shkruan Reporteri.net.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021.

Votimi me postë fillon me 2 shkurt dhe përfundon 24 ore para zgjedhjeve, ndërsa regjistrimi i listës së kandidatëve me deputetë përfundon më 16 janar.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se janë të obliguar nga dita e sotme të fillojnë përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

“Shpresojmë që pas këtyre zgjedhjeve do të kemi reformë zgjedhore dhe do të adresohen të gjitha çështjet. Ky është plani operacional dhe këto afate do të jenë të qasshme në faqen e KQZ-së posa të aprovohen në këtë mbledhje”, ka thënë ajo.

Related posts