970×90
970×90

Ftohen nga Specialja Tom Gashi dhe Faton Klinaku, avokati jep detaje

Ftohen nga Specialja Tom Gashi dhe Faton Klinaku, avokati jep detaje

Avokati Tomë Gashi është ftuar sot së bashku me sekretarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinakun, nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Avokati Gashi në një prononcim për T7 tha se e ka thirrur dikush, i cili është paraqitur si zyrtar dhe ka kërkuar nga ai që së bashku me Klinakun të shkojnë në Policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë, për dorëzimin e dokumentacioneve të caktuara.

Por, Gashi tha se u ka kërkuara atyre që të shkojnë në objektin e organizatës së veteranëve, por të njëjtit kanë refuzuar, pasi sipas tij, ishin të frikësuar nga mediat.

“Faktikisht ishte një thirrje e një zyrtari, siç është prezentuar nga Policia e Proukurise në Hagë. Ka jep një emer që si duket nuk është fare i vërtëtë. Kanë kërkuar që unë se bashku me Klinakun të shkojmë në Policinë e EULEX-it për dorëzimin e dokumenteve të caktuara. Por,  i propozova që këto dokumente t’i prujnë në selinë e OVL-UÇK-së”, tha Gashi. /

Related posts