970×90
970×90

Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, vjen reagimi i NISMES

Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, vjen reagimi i NISMES

Zafir Berisha nga NISMA Socialdemokrate ka reaguar pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut për takime konsultative për formimin e Qeverisë.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga “hajvanat” me i thënë jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë.

“Jo rastësisht i ka bërë ftesë fillimisht LDK, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e përgatitë me çu Kosovën”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur me dërgimin e ftesave për partitë opozitare për takime konsultative për formimin e Qeverisë.

Kurti i ka dërguar ftesë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për t’u takuar më 9 prill në orën 15:00 ose më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00.

Related posts