970×90

FSK-ja stërviti policët ukrainas, Maqedonci: Kosova qëndron krahë ShBA-së për të mbështetur Ukrainën

FSK-ja stërviti policët ukrainas, Maqedonci: Kosova qëndron krahë ShBA-së për të mbështetur Ukrainën

Në kazermën e FSK-së në Prizren është mbajtur ceremonia e diplomimit të kontingjentit të parë të deminerëve ukrainas, të cilët ishin trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komanda Evropiane e ShBA-së.

Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur se trajnimi ishte gjashtë-javor i grupit të parë të personelit ukrainas në fushën e deminimit, ku ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova qëndron krah ShBA-së në mbështetje të luftës së Ukrainës.

Postimi:

Republika e Kosovës qëndron e vendosur që krahë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera demokratike të mbështesë luftën e drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit të paprovokuar dhe të padrejtë rus.

Tani kur Ukraina po përballet me agresorin rus, qëndresa e popullit ukrainas përbën element të rëndësishëm të të ardhmes së politikave demokratike të shteteve. Kontributi i çdo shteti për të përkrahur të drejtën, paqen, duke mbështetur luftën për liri të shtetit të pavarur ukrainas është i paçmim dhe mbi të gjitha është obligim njerëzor. Në këtë aspekt më vjen mirë që si shtet jemi duke kontribuar në krahun e duhur, atë të popullit ukrainas.

Sot përfundoi me sukses trajnimi gjashtë javor i grupit të parë të personelit Ukrainas në fushën e EOD, trajnim ky i realizuar nga instruktorët e FSK-së në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky trajnim përtej njohurive teorike, pajisë me aftësi praktike grupet e trajnuara ukrainase për të trajtuar në mënyrë efektive kërcënimet në formë të mjeteve shpërthyese duke mbrojtur kësisoj jetët dhe infrastrukturën kritike. Asgjësimi i mjeteve shpërthyese është një aftësi kritike në zonat e konfliktit.

Por sigurisht se ndihma e Kosovës për Ukrainën nuk do të kufizohet vetëm në trajnimin e forcave ukrainase, por do të vazhdojmë me dërgimin e pakove të mbështetjes ushtarake për Ukrainën me automjete të blinduara e armatime. Shfrytëzoj rastin që t’ju njoftoj këtu që pako e parë mbështetëse me kamionë dhe automjete ushtarake tshmë ka arritur në Ukrainë dhe jemi në fazën e përgtitjeve përfundimtare për dërgimin e pakos së dytë mbështetëse.

Si pjesë e Grupit të Kontaktit për Ukrainën do të kujdesemi që të ofrojmë kontributin tonë si shtet, brenda kapaciteve buxhetore e logjistike të Kosovës.

Përgëzoj të gjithë kursantët për përfundimin me sukses të këtij trajnimi dhe jam i bindur që njohuritë e fituara nga ky trajnim do t’i vini në shërbim të popullit dhe vendit tuaj.

Related posts