970×90
970×90
970×90
970×90

Fshihet SKANDALI pas jahtit në Sarandë të Babait të Emirit të Katarit

Fshihet SKANDALI pas jahtit në Sarandë të Babait të Emirit të Katarit

Saranda është shndërruar kohet e fundit në një stacion të rëndësishëm të jahteve luksoze që zgjedhin të vizitojnë bregdetin shqiptar.
Gjithnjë e me tepër perla e jugut po vizitohet nga të huajt.

Mysafir ka qene edhe babai i Emirit të Katarit. Jahti pesë katesh qëndroi në port ndërsa ne ditët në vijim pritet që të vizitojë edhe rivierën shqiptare, duke bërë disa ndalesa.

Por në një kohe që mjetet lundruese luksoze kanë hyrë në ujërat shqiptare, duke sjelle shpresë për zhvillimin e turizmit elitar, pamja që shihet në port është trishtuese.

Në mes të jahtit të Babait të Emirit të Katarit qëndron çuditshëm një cisternë nafte. Pak ditë më parë anija është bërë edhe shkak për një incident, i cili nuk është bërë publik nga autoritetet.

Pavarësisht se çisterna kishte kohë aty nuk është marrë ende asnjë masë për ta larguar, ndërkohë qe rreziku i ndotjes nga shkarkimi i naftës dhe vajrave është i madh. /Vizion+

Related posts