
Një ndër frizerët më të mirë në botë ka filluar grumbullimin e fondeve për të dëmtuarit nga tërmeti 6.4 ballësh në Shqipëri, ku 50 qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë u lënduan.

Arben Lumi para tri viteve ishte shpallur frizeri i pestë më i mirë në botë, përderisa në qytetin ku jeton në Gjermani ka filluar aksionin humanitar, raportojnë sot mediet gjermane.

Arben Lumi është me prejardhje nga Komuna e Suharekës, i cili në moshën 13 vjeçare bashkë me familjen kishin emigruar në Gjermani.