
Zlatan Ibrahimovic ka zënë një vend në formacionin e vitit në Superligën e Amerikës në futboll.
Ibrahimovic ka shkëlqyer në MLS gjatë këtij sezoni, duke mos treguar shenja se mosha e tij po shkon në nivele që sjellin ngadalësimin.
Anash suedezit nuk mund të mungonte edhe emri i Carlos Vela, i cili ishte konkurrenti kryesorë i Ibras, përcjell lajmi.net.
Lojtari i tretë që kompleton fazën ofensive është ai i Martinez.
Të tre lojtarët së bashku këtë vit kanë gjetur rrugën e golit plot 91 herë.
Më poshtë e keni formacionin e sezonit, të publikuar nga ‘Bleacher Report’.