970×90
970×90

Formacioni i Barcelonës për ndeshjen e parë të La Ligës

Formacioni i Barcelonës për ndeshjen e parë të La Ligës

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka përzgjedhur formacionin bazë për Trofeo Joan Gamper i cili në përjashtim të ndonjë befasie do të jetë i njëjti me atë të ballafaqimit të parë në sezonin e ri të La Ligës ndaj Villarrealit, të dielën, raporton “Sport”, transmeton lajmi.net.

Në portë, Neto, Sergi Roberto dhe Jordi Alba në dy krahët e mbrojtjes kurse Pique dhe Lenglet në qendër të  saj.

Busquets dhe De Jong në rolin e dyshes së mesfushorëve qendror me Ansu Fati, Coutinho dhe Messi që nisin fazën sulmuese të mbyllur nga Griezmann në rolin e qendërsulmuesit.

Ky do të jetë debutimi i Koeman si trajner i Barcelonës në La Ligë.

11:46 | 09/22/2020

Related posts