
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, në kohën kur fluksi i mërgimtarëve është në rritje për shkak të pushimeve verore.
Sipas njoftimit, qarkullimi në shumicën e pikave kufitare po zhvillohet normalisht, me vonesa të lehta prej vetëm 5 deri në 10 minuta.
Megjithatë, një situatë më e ngarkuar po raportohet në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë nga 30 deri në 35 minuta.
Përkundër numrit të madh të bashkatdhetarëve që po vijnë në vendlindje, autoritetet thonë se në përgjithësi lëvizja është e menaxhueshme, përveç disa rasteve të izoluara të pritjeve më të gjata.
Qendra u bën thirrje udhëtarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në kufi përmes platformave zyrtare, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe të zgjedhin rrugët më të lira për hyrje në Kosovë.