970×90
970×90

“Flower Hotel & Resort”, perla unike e Golemit

“Flower Hotel & Resort”, perla unike e Golemit

Kur mendoni të shkoni për pushime apo për fundjavë në bregdetin shqiptarë padyshim që mendimi i parë që vjen është përzgjedhja e një Hoteli i cili të ofron relaksim dhe komoditet të përshtatshëm.

Duke u bazuar në këtë ne kemi etiketuar njërin prej hoteleve më unike të momentit, “Hotel Flower” i cili me shërbimet e tij iu bënë të ndiheni si në përralla.

Ai është i vendosur mu në zemër të Golemit me dy godina dhe një ambient të përshtatshëm për të gjitha moshat.

Në një prononcim të shkurtër për portalin online “Gazeta Projekti”, njëra nga pronaret e Hotelit Znj, Mireda Çaçi shpalosë disa detaje të “Flower Hotel”.

Ajo, thotë se janë dy godina në të njëjtin vend ku pushuesit mund të zgjedhin në mes të 110 dhomave.

“Koncepti Flower është një Hotel dy godina me 110 dhoma ka dy restaurante, atë të mishit i cili është i vendosur tek garden dhe atë të Peshkut i vendosur te godina e tjetër, Flower ka karakteristika të veçanta ku gjithsejt ka 110 dhoma i hapur gjatë 12 muajve të vitit”, thotë Çaçi.

Por, kur ndalemi tek karakteristikat e veçanta znj Çaçi shprehet me plotë entuziazëm duke treguar edhe për elemente tjera të hotelit.

“Flower Garden” është i stilit inovativ ku përveç komoditetit të ofruar neve na bënë të veçant edhe menyja e ushqimit që ofrojmë me një shef kuzhine i cili ka sjell përvojen e tij nga vendet si Mykonos dhe Santorini, pra është Genti Malaveci i cili dy herë brenda vitit e ndrron edhe mënynë, pra është një hotel i cili karakteristik të veçant e ka ushqimin”.

Çaçi ka folur edhe për funksionimin e Hotelit ku ndalet tek pishina, beach bar dhe klientela e rregulltë.

“Sukesi ynë është kur klienti vjen dhe kthehet përsëri në këtë kontekst mund të themi se pika më e fortë e jona është të ndihemi si një familje, gjatë verës kemi beach barin në plazh i cili funksionon vazhdimisht, po ashtu kemi pishinën e brendshme e ndërtuar me një koncept krejt ndryshe nga jo çfarë jemi mësuar të shohim me një dritë krejtsisht natyrale, ne 30 deri 40 % të klientëve i kemi nga Kosova dhe jemi shumë të kënaqur për këtë. Po ashtu, tani kur ende sezona nuk ka filluar ne kemi deri në 60% tē hotelit i cili tashmë është i rezerervuar”, thotë Çaçi.

 

Related posts