970×90
970×90

Florim Thaqi rapsodi ynë i mirënjohur së shpejti me këngën e re kushtuar dëshmorit të kombit Hysen Ragamaj

Florim Thaqi rapsodi ynë i mirënjohur së shpejti me këngën e re kushtuar dëshmorit të kombit Hysen Ragamaj

Shkruan:Indira Avdyl Hoxha

 

Hysen Rragamaj i lindur në fshatin Skivjan të Gjakovës ,rrjedh nga një familje me tradita shqipëtare .Ishte ende fëmijë kur policia Serbe ja arrestoj babain dhe ja burgosen për 13 vite,nga atëherë Hysenit i lind urrejtje ndaj okupatorit. Si shumë shqipëtarë nga Kosova,për shkaqe ekonomike,mori rrugën e kyrbetit,atje qëndrojë disa vite , gjithëmonë me mendje dhe zemër që të kthehet në Kosovë dhe ti shërbejë vendit.Dëshira e ti u realizua ,u kthye në vendëlindjen ngase ndjenja patriotike kishte qen gjithëmonë prezente. Me formimin e LDK-se Hyseni ishte aktivist dhe organizator,mbajti zgjedhjet e fshehëta në Skivjan,po atë dite arrestohet dhe pas disa orëve lirohet.Hyseni asnjëherë su ndal,për shumë vite ndihmojë arsimin shqip në Kosovë,në formë të grumbullimit të mjeteve materiale për arsim. Gjithë jetën e ti ndihmojë të varfërit që kishin një krizë të theksuar sociale-ekonomike dhe skamnorëve shtoheshin dita -ditës.
Me fillimin e luftës në Kosovë ishte në shtabin emergjent për ndihm me ushqim dhe medikamente,popullatës dhe ushtrisë .Në ç‘do kohë ishte në bartjen dhe furnizimin e zonave të luftës me armë,municion,ushqim dhe shumë veprimtari tjera.
Me debimin e popullatës nga trojet tona ,Hyseni ishte këmbëngulës që burrat mos ta braktisin Kosovën,dhe për atë ideal të ti mbeti në Kosovë në mbrojtje të vendit.
Hyseni kalon nga fshati Skivjan në zonë të Rekës së keqe dhe u inkuadrua në radhët e UÇK-së në brigadën 134 Bedri Shala.
Kontributi i Hysenit ishte i dalluar ,a‘i veçohet edhe me dt:14.04.1999 ku forcat serbe kishin mar një ofanzivë në fshatin Nivokaz,Hyseni tërheq të plagosurit që mos të miren peng nga Serbët,po me këtë datë, mirret vendim që brigada të ndahet, një pjesë të kalon në Dobrosh dhe tjetra në Nec.Deri me datën 27 prill jan kryer shumë aksione,po me këtë datë, në mengjez gjatë vëzhgimit të terenit jan vrejtur forca të mëdha Serbe ,UÇK kërkon nga të gjitha njesit e UÇK-së ndihmë…ndihma ka arritur pas një ore,fillon një luftë e madhe.Pas shumë ore luftimesh,forcat serbe me ndihmën e altilerisë kanë arritur ti dezorientojne fotcat e UÇK-së.
Ushtria ka humbur cdo lidhje me disa ushtar ,në mesin e tyre ishte edhe Hyseni.Këtë dite vritet Hyseni me disa ushtarë në mënyrën me barbare,për të humbur gjurmë trupat e tyre i dërgojnë në Serbi.
Pas 6 viteve kthehet trupi i Hysenit dhe shokëve rivarroset në tokën që aq shum e deshi..E vranë por nuk munden t’ja vrisnin asnjëherë idealin …..!

Related posts