970×90
970×90

Florian Qehaja nuk është propozuar për shef të AKI-së, thotë këshilltari i Osmanit

Florian Qehaja nuk është propozuar për shef të AKI-së, thotë këshilltari i Osmanit

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina ka thënë lajmi se Florian Qehaja është propozuar nga u.d. Presidentja për shef të AKI-së, është i pavërtetë.

Këtë e ka bërë të ditur Kupina përmes një postimi në Facebook.

“Lajmi se z. Florian Qehaja është propozuar nga u.d. Presidentja për shef të AKI-së, është i pavërtetë”, ka shkruar Kupina.

Ndryshe, me propozim të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe me me dakordim të u.d të Presidentit Vjosa Osmani, Kreshnik Gashit i’u kërkua lirimi i detyrës. Por, tash pas dy muajsh Osmani dhe Hoti kanë propozime të ndryshme për pozitën shefit të AKI-së.

Related posts