970×90
970×90

Flori Mumajesi në mbështetje të Fifit: Nuk jemi perfekt

Flori Mumajesi në mbështetje të Fifit: Nuk jemi perfekt

Fifi u bë qendra e spektaklit të shkuar në Big Brother, sidomos pasi humbi ndjenjat në mes të bisedës. Teksa video bëri xhiron e rrjetit pati nga ata që folën kundër saj, por edhe shumë që e mbrojtën.

Flori, kolegu dhe miku i saj është pjesë e atyre që e mbështetën publikisht dhe për ta bërë zgjodhi pak nga kënga e tyre që akoma s’e ka parë dritën e publikimit. 

Artisti shkroi: “E dua zërin tënd. Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë, duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat. Nuk jemi dot perfektë dhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë”.

E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre ! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb”

Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme…

Kështu në mënyrën e tij të ëmbël, Flori, si rrallëherë reagoi publikisht dhe mbështeti një nga mikeshat më të afërta.

Related posts