970×90
970×90
970×90
970×90

Flori Mumajesi del hapur me ish-Missin në ditëlindjen e Arilena Arës, detajet e historisë së fundit të kantautorit

Flori Mumajesi del hapur me ish-Missin në ditëlindjen e Arilena Arës, detajet e historisë së fundit të kantautorit

Pas disa orësh u zbulua identiteti i vajzës misterioze që shoqëronte kantautorin Flori Mumajesi mbrëmjen e ditëlindjes së këngëtares Arilena Ara.

Fotot e këngëtarit duke u përqafuar me “vajzën misterioze”, të cilën ai e pagëzoi me emrin “Flutura” “u bënë virale, madje të dy ishin gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit në festën e organizuar në jug.

Pas disa orësh, identiteti i saj u zbulua dhe bëhet fjalë për ish-Missin, Arnita Beqiraj. Vlonjatja u shpall “Miss Albania” në vitin 2010, ndërsa aktualisht punon e angazhuar në një sërë programesh të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, duke filluar nga “Miss & Mister Albania”, “X Factor”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance with me” apo “Në kurthin e Peter Pan”.

Fotot e Florit Mumajesit me Arnita Beqirajn shumë pranë u publikuan nga moderatori i njohur në Kosovë, Labinot Gashi, ndërsa i vendosën pseudonimin “Flutura”, edhe për faktin se kishte vendosur në kokë një aksesor si fjongo.

Nuk dihet nëse kantautori dhe ish-Missi janë në një lidhje dashurie, që gjetën rastin për ta bërë publike në një festë ditëlindjeje të bujshme si e Arilenës, apo ende janë duke u njohur mirë me njëri-tjetrin dhe situata u doli nga kontrolli. Flori Mumajesi e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave, edhe pse është përfolur për lidhje me disa vajza të njohura të ekranit.

Afrimiteti me Arnitën është “saga” e fundit e artistit, i cili zgjedh t’i lërë pa koment këto histori. Me dashje apo jo, Flori Mumajesi ka marrë të gjithë vëmendjen në festën e 22-vjetorit të lindjes së Arilena Arës, e cila vendosi ta organizonte në jug në prani të miqve të saj më afërt. Kjo, për shkak se të gjithë i janë vënë mbrapa për të zbuluar se kush është “Flutura e tij”.

Moderatori kosovar, Labinot Gashi, publikoi të tjera video ku shihet se vajza me shpinë në foto përqafuar me Florin ishte pikërisht Arnita. Ai publikoi dy foto të kantautorit, ku në njërën prej tyre shihet duke përqafuar vajzën, por nuk ia zbulon fytyrën duke iu drejtuar si “Flutura”.

“Erdhi Flutura”, shkruan Labinot Gashi në përshkrimin e fotos. Në darkën ku deklaroi se së shpejti do të ketë një duet me rivalin e tij të përjetshëm, Alban Skënderaj, Flori ishte protagonisti pa diskutim. Muzikanti i suksesshëm i ka kënduar shumë herë dashurisë, por rrallë ka dhënë intervista ku të flasë për të, duke i shprehur ndjesitë në vargjet e këngëve.

Po Arnita, ç’mendon për lumturinë dhe mashkullin që bën për të? Në një intervistë për “Panorama Plus”, pyetjet se cilat janë ritet e saj me të cilat ka gjetur lumturinë, ajo shprehet: “Më kujtohet një shprehje e Hermann Hesse, i cili thoshte ‘Lumturia është dashuri, asgjë tjetër’. Kështu që, edhe unë aty e gjej lumturinë time”.

Ndërsa pyetjes nëse meshkujt preferojnë për partnere femra të zgjuara apo të zakonshme, mendimi i saj është: “Nuk do të doja të bëja përgjithësime se çfarë pëlqejnë meshkujt apo femrat. Kur vjen puna te dashuria, jemi të gjithë njësoj. Mund të bëjmë një listë të gjatë teorike me gjërat që duam dhe vlerësojmë te dikush e në fund vjen praktika, që na i hedh të gjitha poshtë (qesh).”

Tipi i mashkullit që preferon? “Preferoj meshkuj të fuqishëm mendërisht”.

Sa për martesën, nëse është destinacion apo një provë jete, ajo thotë: “Për mua, destinacioni është një i vetëm për të gjithë, rrugëtimi është ai që ka rëndësi. Martesa është pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi”.

Disa vite pasi vendosi në kokë kurorën e “Miss Albania”, Arnita Beqiraj provoi emocionin e modeles.

Ajo realizoi një set fotosh artistike e veshur me fustan nusërie, por se ku e imagjinon veten të martuar dhe çfarë stili nuseje preferon të jetë, ajo është shprehur: “Ka ende shumë kohë që të vijë dita ime, madje ende nuk kam filluar ta mendoj. Për sa i përket stilit, ai klas besoj që më përshtatet”.

Ndërkohë, në lidhje me Flori Mumajesin, kjo është hera e parë që ajo shihet pranë tij, që do të thotë se njohja e tyre është e re./Panoramaplus.al

Related posts