
Skenës së begatshme muzikore shqiptare po i bashkohet fuqishëm edhe një emër i ri, i cili me talentin dhe krijimtarin artistike me hapa të shpejt është duke zënë vend në hapësirat muzikore shqiptrare.
Bëhet fjalë për Florat Cerimin, djaloshin e ri nga Kosova i cili veprimtarinë e tij muzikore e zhvillon në Zvicër. Ai, së fundi me këngët e tij është duke u pëlqyer shumë nga publiku shqiptar, ku tashmë ka fituar edhe mijëra fansa rrethë vetes. Në një intervistë për portalin, Gazeta Projekti, Florati flet për karrierën e tij muzikore, planët për muzikë dhe çdo gjë rreth tij.
- “GazetaProjekti”: Kur keni filluar me muzik dhe sa këngë janë realizuar deri tash ?
Florati: Me muzik jam marr herët që nga koha e fëmijërisë ku vullneti dhe dëshira më kanë shoqëruar gjithmonë, por, dua të theksoj se kënga e parë profesionale ka qenë ajo e realizuar në Prishtinë me titull “Lej”, e punuar nga producenti Rzon, i cili njëkohësisht ka punuar për shumë artistë brenda dhe jashtë vendit, si Soolking, Majk etj.
Kjo këngë rezultoj me mjaft sukses e cila u pelqye shumë nga publiku duke prekur shifren 300.000 klikime në rrjetin “Youtube”, pa pasur promovim fare dhe me një videoklip modest të prodhuar nga ne. Pas kësaj, kemi filluar bashkëpunimin me producentin DJABOOM, me të cilin u pajtuam që të fillojmë bashkëpunimin në bazë të nënshkrimit të kontratës, ku pasoj kënga “Vi me Benzo”, e cila ka arritur gjysmë milioni klikime në “Youtube”, për të pasuar edhe me dy projektet e tjera muzikore ajo “Komm Mit”, e cila deri tash ka arrit ti marr 700.000 klikime dhe është njëra nga këngët më të suksesshme deri tash, kjo këngë bazohet në fjalët e përditshme të cilat ne i përdorim dhe tematika e saj fokusin e ka aty.
2 “Gazeta Projekti”: Cilët janë artistët që ju kanë frymëzuar për të ndjekur karrierën tuaj muzikore?
Florati: Frymëzimi për muzikën i tejkalon artistët dhe faktikisht te unë ndodh e kundërta, ku mua më inspirojn melodia, në fakt nëse modia më pëlqen edhe realizohet muzika por nëse nuk më pëlqen nuk e realizoje fare por i jap respekt, sepse unë karrierën nuk e mendoj larg, nëse bëhet mirë nëso jo vazhdoj me biznese tjera.
3 : Gazeta Projekti: Si po e përjetoni suksesin e këngëve tuaja të dala në treg?
Florati: Suksesi vjen me punë dhe mua më vjen mirë që këngët e mia kanë arritë të depertojn të publiku, por, ata që më njohin e dinë se sukseset e mia kanë qenë edhe para publikimeve të këngëve, dhe sot me muzikë është pak ma ndryshe ku unë kam dashni për krejt ata fansa të cilët e dojnë muzikën time dhe mundohem sa më mirë ti respektoj. Love all.

4. “Gazeta Projekti”: Kënga “Vi me Benzo” është një këngë e cila gradualisht po shndërrohet në hit, cfarë kuptimi ka kjo këngë për ju?
Florati: Është një këngë e cila i përshtatet kohës dhe po pëlqehet mirë ku tema zhvillohet rreth asaj që në Zvicër femrat kanë dëshirë mi marrë me benz, një moment aktual i cili më ka ndodh edhe mua, i cili mjaft mirë u personalizua edhe me këngë. Prandaj më vjen shumë mirë që kjo këngë po pëlqehet.
5. “Gazeta Projekti“: Projekti i fundit muzikor është edhe “Rosegold”, çfarë paraqet kjo këngë për ty?
Florati: Ky projekt u lansua para 1 jave “ROSEGOLD”, i cilili nuk ka pas aspak interes komerciali por ka qenë thjesht falënderim ndaj zotit, familjes, fansave dhe karrierës. Thjesht është një dhuratë e cila ma rritë motivimin çdo ditë.
6. “Gazeta Projekti”: Kush përkujdeset për këngët dhe videoklipet e juaja, kush janë bashkëpuntoret kryesor që ju rrethojnë në realizimin e planeve te juaja?
Florati: Gjithmonë idea vjen nga një grup miqësh të cilët me rrethojnë, pot, planet muzikore i realizojmë me producentin DjABOOM dhe shokët nga me menagjmenti i kompanisë “MRM”, ku aty jemi rrethë 5 veta dhe së bashku jemi 24/7, dua ta ceki se njëri nga ideatorët me të cilin kemi fillu muzikën bashkë është, Besim Bajra, i cili pas pak do ti realizoj edhe ai disa këngë të veçanta. Sa i përket videoklipeve, për ato përkujdesen Ludwig Leonard i cili vjen nga Gjermania dhe Ekici Görkem nga Austria.

7. “GazetaProjekt”: Për çfarë po punoni aktualisht?
Florati: Aktualisht unë jam i fokusuar veç te muzika edhe jetoj prej saj, jemi gjithmonë në finalizim të ideve muzikore edhe promo në rrjetet sociale, Instagram dhe Snap.
8. “GazetaProjekti”: Cilat janë projektet e reja që presim nga ju?
Florati: Ne, momentalisht i kemi rreth 12 projekte muzikore të cilat presim mu lansu, në momente të caktuara, për detaje ja lejmë kohës.
9. “Gazeta Projekti”: Cilat kanë qenë hapat e tua të para në këtë fushë dhe si është treguar tregu dhe publiku shqiptar karshi teje?
Florati: Fillimi ka qenë me shokin tim, BesimBajra, me të cilin kemi pas ëndrra dhe të gjitha i kemi realizu ku thjesht për ne asgjë nuk ka qenë e paprekshme, e prijta ka qenë gjeniale ku gjithmonë kemi pas fansa. Sa i përket tregut shqiptar me lejoni të theksoj se planet tona janë përtej këtij tregu, janë plane ndërkombëtare ku presim se muzika jonë do të gjejë rrugë.
10. “GazetaProjekti”: Për fund, cili është mesazhi pët fansat tuaj?
Florati: Thjesht fansat nuk kanë par gjë akoma, ne bëjmë muzik nga zemra nuk ka interes, por, këngët të cilat po pëlqehen nga fansat na kanë jap motiv shtesë, pritni edhe pak do të shihni këngë t’mira nga ne.
“Gazeta Projekti”: Florat, faleminderit pët intervisten dhe suksese,
Florat: Faleminderit juve 🙂