970×90
970×90
970×90
970×90

Fletë njeriu i besueshëm i Trumpit: Kjo është arsyeja pse po e përkrahi Kadri Veselin

Fletë njeriu i besueshëm i Trumpit: Kjo është arsyeja pse po e përkrahi Kadri Veselin


Matthew Whitaker, ish-kreu i sistemit të Drejtësisë në Administratën Trump në një intervistë ekskluzive për KosovaPress ka theksuar se ka ardhur në Kosovë në kuadër të një turneu botëror, ku është ndalur edhe në Kosovë. 

“Isha duke udhëtuar rreth globit dhe dëgjova mbi zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe jam në dijeni të marrëdhënies së shtetit tim, Iowas me Kosovën dhe mendova se do të ishte mirë të vija këtu. Kam dëgjuar për Kadri Veselin dhe isha i emocionuar që pata mundësinë ta takoj sot”, theksoi Whitaker.

Whitaker ka treguar edhe motivin për të mbështetur PDK-në dhe liderin e saj Kadri Veseli, sidomos në luftën kundër korrupsionit.

“Unë kam pasur një rol të rëndësishëm si kreu i sistemit të drejtësisë në SHBA dhe mendoj se është e rëndësishme që të jemi pranë vendeve të cilat duan ta luftojnë korrupsionin. Jam në dijeni që Kadri Veseli po udhëheq një reformë kundër korrupsionit. Mendoj se në këtë moment është e rëndësishme që bizneset dhe individët të jetojnë një jetë të lirë nga korrupsioni”, deklaroi ai. 

Ai ka folur edhe për rolin e tij që ka pasur në Administratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“President Trump edhe unë u njohëm gjatë kohës që unë erdha në Administratë si shef i Stafit i kreut të Drejtësisë dhe me pas Presidenti më besoi postin e kreut të drejtësisë për një periudhë 4 mujore dhe pata aftësinë që në mënyrë efektive të qetësoja situatën e krijuar atëherë në Departamentin e Drejtësisë e cila kishte një marrëdhënie të tensionuar me Shtëpinë e Bardh. Presidenti pati besim te unë dhe unë bëra punën time”, u shpreh Whitaker. 

Njeri i besueshëm i Trump, ka paralajmëruar se do të vijë sërish në Kosovë.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe marrëdhënia midis Gardës së shtetit ku unë jam lindur dhe ushtrisë suaj, së bashku me ekonominë dhe faktin që jemi shtete simotra mendoj se është një marrëdhënie mjaft e veçantë. Gjithashtu është një kënaqësi për mua që vizitova këtë vend. Është hera e parë që jam këtu. Me siguri do të kthehem përsëri”, tha ai

Related posts