Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka hedhur poshtë raportimet se partia e Isa Mustafës ka ngrirë bisedimet me Lëvizjen “Vetëvendosje” rreth krijimit të Qeverisë.
Ndonëse u raportua se bisedimet do të vazhdojnë pas certifikimit të KQZ-së, ndryshe u deklarua Osmani në një konferencë për media.
“Nuk e di çfarë deklarata kanë qenë ato. Disponimi në kryesi ka qenë shumë i mirë. S’ka pas diskutim për me ngri diskutimet. Por do të vazhdojnë në nivel të ekspertëve, do t diskutohen çështjet programore. Kjo ka qenë”, është shprehur ajo.