
Me 10 qershor organizohet Miss Universe Albania & Kosovë, një ngjarje e madhe e cila mbledh rreth vetes femrat më të bukura të trevave shqiptare të cilat konkurojnë për kuroren e bukurisë. Nata gjysëm finale organizohet në Prishtinë saktësisht në Venom Club, përderisa finalja e madhe do të zhvillohet në Tiranë në Pallatin e Kongteseve. Shkruan Gazeta Projekti.
Në lidhje me këtë ngjarje për portalin “Gazeta Projekti”, ka folur mbretëresha e bukurisë Miss Universe Kosova 2021, Tuti Sejdiu.
E pyetur se si e sheh këtë organizim dhe ku është dallimi në mes konkurenteve të këtij edicioni me edicionet e kaluara, Miss Tuti Sejdiu është përgjigjur.
“Organizmi i Miss Universe Albania& Kosova çdo vit është shumë profesional si nga përgatitja deri te përzgjedhja e vajzës e cila do ta përfaqsojë shtetin e saj në garën e madhe botërore të Miss Universe.
Vajzat janë shumë të bukura dhe nuk bëhet krahasime pasi që marin pjesë në një kompeticion të tillë dhe pranohen nga juria patjetër që i plotësojnë kriteret .
Të gjitha konkurenteve ju uroj shumë fat dhe ju deshiroj shumë suksese”. Tha ajo shkurt për Gazeten Projekti.