
Ermal Krasniqi ishte fytyra tragjike e Ballkanit në Ligën e Kampionëve mbrëmë.
Njëri prej futbollistëve më të mirë të sezonit të kaluar në Superligë shpërdoroi raste që në fund i kushtuan me eliminim kampionit të Kosovës.
E sulmuesi i krahut e ka shprehur keqardhjen e tij dhe ka kërkuar falje për eliminimin dhe për paraqitjen e tij, të cilën dëshiron ta harrojë sa më parë, shkruan “Gazeta Express”.
Ai premton se me shokë do të mundohen t’i sjellin suksese të reja ekipit nga Suhareka, i cili pas eliminimit nga Zalgirisi në Champions, do t’i vazhdojë garat në Conference League nga rrethi i dytë kualifikues.
Ballkani u mund mbrëmë 0:1 pas vazhdimeve në Lituani, ndërsa ndeshja e parë e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, e zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë kishte përfunduar baras, 1:1.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Ermal Krasniqit. /Gazeta Express/
