970×90
970×90

Flet miliarderi që refuzoi të udhëtojë me nëndetësen “Titan”, tregon ofertën që iu bë

Flet miliarderi që refuzoi të udhëtojë me nëndetësen “Titan”, tregon ofertën që iu bë

Pas ngjarjes tragjike të nëndetëses ‘Titan’, një miliarder amerikan nga Las Vegasi ka zbuluar detaje rreth një oferte të lirë që i ishte bërë për të ndërmarrë udhëtimin me nëndetësen ‘Titan’, bashkë me djalin e tij.

Miliarderi Jay Bloom tha se ai e refuzoi ofertën, që i ishte bërë në momentin e fundit, që të udhëtonte për 150 mijë dollarë për person, 100 mijë dollarë më pak se çmimi i zakonshëm prej 250 mijë dollarësh.

Por miliarderi th se e kishte refuzuar aventurës për shkak të shqetësimeve për sigurinë, ndonëse i kishin thënë se udhëtimi në fund të Atlantikut është aq i sigurt, njësoj si të kalosh rrugën.

“I shpreha shqetësimet e mia për sigurinë dhe Stockton më tha se sigurisht që ka rrezik, por është më e sigurt se të fluturosh me helikopter apo të bësh zhytje skuba. Ai ishte shumë i bindur se udhëtimi ishte i sigurt. Jam i sigurt se e besonte atë që thoshte. Por ai ishte gabim”, tha miliarderi Jay Bloom.

Bloom thotë se i vjen keq që pasaniku tjetër, Shahzada Dawood dhe i biri Suleman, që ishte vetëm 19 vjeç, shkoi në vendin e tij dhe humbën jetën në mënyrë tragjike.

Related posts