

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për zgjedhjet e brendshme të partisë që po vazhdojnë për disa muaj.
Haziri ka thënë se kanë mbetur të mbyllen zgjedhjet në disa degë të LDK’së nëpër Kosovë, e mënjëherë pas tyre do të thirren delegatët për zgjedhjen e kryetarit.
“Menjhëerë pas mbylljes, LDK e cakton datën edhe i mbledhë delegatët”, ka thënë nënkryetari i LDK’së.
Ai thotë se presin që në korrik të përmbyllet procesi zgjedhor i degëve për t’i hapur rrugë sipas “kalendarit të LDK’së”, që të zgjedhet kryetari i partisë.
“Shumë shpejt. Mas mbylljes së degëve në korrik. Se pa u mbyll zgjedhjet në degë nuk mund të caktohet data e kuvendit zgjedhor për kryetar”, ka thënë Haziri.