970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Flet “Daja” nga Kosova për vjedhen e 10 milion eurove

Flet “Daja” nga Kosova për vjedhen e 10 milion eurove


Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ragip Hajdinin, personi i gjashtë i arrestuar për milionat e eurove të grabitura në Rinas.Seanca për Hajdinin, i cili mbrohet nga avokati Mirash Ndoci, u zhvillua me dyer të mbyllura.50-vjeçari nga Peja, i njohur dhe me pseudonimin “Daja nga Kosova” dyshohet se ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan, duke i vendosur mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Mësohet se në gjykatë ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Me Admir Murataj e lidhte vetëm varrimi i këtij të fundit“Nuk jam unë personi që kërkoj që të ballafaqohem me Alkond Bengasin. Kam njohje me familjen Murataj, më konkretisht me Aleksin, nuk e dija që Admir Murataj ishte në kërkim. E kam dëgjuar që në media kanë folur për një person me nofkën “Daja”. Disponoj prova që kam qenë duke ngrënë drekë diku tjetër afër një vendi të quajtur Tullat e kuqe në Kavajë. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, kam qenë në varrim të Admir Murataj.”Policia e Shtetit vuri në pranga Hajdinin pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili deklaroi para hetuesve se ishte një shqiptar i Kosovës që shoqërohej me Admir Muratajn.

Lidhur me këtë rast policia shqiptare ka bashkëpunuar dhe me autoritetet kosovare duke shkëmbyer informacione, nga ku ka rezultuar se Hajdini është me precedent të mëparshëm kriminal.50-vjeçari nga Peja është i dyshuar për grabitjen e 25 kilogramëve ar nga dhoma e dëshmive në policinë e Pejës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012, por dhe për grabitjen e një argjendarie në Dibër të Madhe në korrik të 2014-ës.

Për grabitjen e miliona eurove në Rinas deri më tani janë arrestuar Elton Pikli, Oltjon Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela/oranews.

Related posts