970×90
970×90

Flet avokati i vëllait të Butes, i dyshuar për vrasjen në Ferizaj

Flet avokati i vëllait të Butes, i dyshuar për vrasjen në Ferizaj

 Gazmend Hyseni 30 vjeçar, mbeti i vrarë mesnatën e 28 majit në Ferizaj, pasi i njëjti u qëllua për vdekje me armë zjarri, nga i dyshuari Qëndrim Januzi.

Kastriot Zenuni, avokati i të dyshuarit Qëndrim Januzi ka bërë të ditur për Insajderin, se seanca është mbajtur në spital dhe se gjendja e tij ska qenë shumë e mirë gjatë intervistimit.

”Seanca është mbajt në spital, shkurt për shkak të gjendjes dhe me rekomandim të doktorit ka mujt me u përgjigj shkurt me po ose jo”.

Avokati Kastriot Zenuni shtoi se Prokuoria ka bërë këresë për caktimin e paraburgimit ndaj Qëndrim Januzit, por se mbrojtja e të dyshuarit nuk e ka marrë aktvendimin nëse është caktuar masa e paraburgimit apo jo.

Ai tregon se Januzi momentalisht gjendet ende në spital, tha Zenuni për Insajderin.

Policia ka njoftuar se i dyshuari Qëndrim Januzi është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile.

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raportin e policisë.

Related posts