Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë deklaruar në lidhje me dyshimet për manipulim të votave në rastin e ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në një prononcim për “Zërin”, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve menjëherë pas lajmit ka komunikuar me Prokurorinë e Shtetit, për t’i ofruar informacionet e nevojshme në zbardhjen e rastit.
“Menjëherë pas transmetimit në media të lajmit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me Prokurorinë e Shtetit për t’i ofruar të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rastit”, tha Elezi.