
Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për zërin e saj.
Ajo është shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte dhe mbrëmje muzikore, në të cilat gjithnjë performon ‘live’.
Flaka është gjithashtu shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Jo të rralla janë rastet kur Krelani ndan me ndjekësit edhe ndonjë fotografi provokuese.
Një të tillë ajo e ka publikuar së fundmi, ku shfaqet mjaft atraktive para pasqyrës.
E veshur në xhinse dhe vetëm në reçipeta në pjesën e sipërme, Krelani edhe njëherë dëshmoi se është ndër këngëtaret me trupin më të mirë.
Komentet dhe pëlqimet e fansave kanë qenë të shumtë, kryesisht komplimente për dukjen e saj.
Në muajt në vazhdim, ajo pritet të prezantojë për fansat projektet e reja muzikore.