970×90
970×90
970×90
970×90

Fjolla Morina shtatzënë, gjinekologu e konfirmon një ditë para gjyqit

Fjolla Morina shtatzënë, gjinekologu e konfirmon një ditë para gjyqit

Thuhet se Fjolla Morina është në muajin e dytë të shtatzënisë.

ëngëtarja Fjolla Morina pasi u ndalua nga policia kufitare shkak i gjetjes së një pistolete u shtrua në Spitalin e Kukësit.

Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit doli në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është 2-muajsh shtatzënë.

Pavarësisht këtij fakti, Prokuroia e Kukësit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren 34-vjeçare, e cila akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e gjykatës së rrethit, ku do të jepet vendimi i parë nëse këngëtarja do të qëndrojë në burg apo do të vijojnë hetimet në gjendje të lirë.

Morina pritet të deklarojë pretendimet e saj se nuk e dinte që armën ia kishte dhuruar një mik që nuk jeton më, e kishte me vete.

Të njëjtën masë sigurie Prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova, që banon në Belgjikë, Fisnik Syla, si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Muji.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Moina, u ndalua nga policia kufitare e Morinës mesnatën e 19 shtatorit pasi iu gjet një pistoletë dhe 23 fishekë, ndërsa tentonte të kalonte për në Shqipëri. Ajo ndodhej në makinë me dy djemtë, të cilët kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte një armë.

Një ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj dhe i ishte bërë dhuratë nga një miku i saj në Gjermani, i cili nuk jeton më.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush. E kam harruar aty, e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë. Ju deklaroj se dy djemtë nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë”, deklaroi Fjolla Morina./tiranapost.al

Related posts