
Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, mbrëmë ka performuar në Skenderaj dhe sot u bë ndër emrat më të komentuar në media, shkruan lajmi.net.
E gjithë kjo shkak i veshjes eksplicite me të cilën kishte vendosur të performonte para një numri të madh të publikut.
Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë, andaj ka pasur reagime edhe nga deputet të njohur të Kuvendit të Kosovës.
Vetë Fjolla nuk ka bërë ndonjë reagim mirëpo e kontaktuar nga lajmi.net këngëtarja ka sqaruar gjithçka.

” Ylli nuk preket dot. Përderisa ti je artiste dhe me kule 12 metra nuk vishesh dot sepse Drenica ishte bërë si Prishtina aq shumë dashuri që kam marrë”, tha Fjolla për lajmi.net.
E pyetur se si i priti komentet negative dhe kritikat e shumta, ajo tha se nuk është këtu që t’ju përgjigjet të gjithëve por është këtu për popullin që ia pëlqen muzikë.
“Unë jam këtu ku jam sepse çdo gjë që e kam arritur e kam bërë vet, me forcat e mija për t’u ngritur. Nuk jam këtu për t’ju pëlqyer të gjithëve. Jam këtu për popullin që e pëlqejnë muzikën time” tha tutje ajo./