
Jay-Z dhe Beyoncé janë shumë të dashuruar dhe jeta e tyre duket se shkon më së miri. Megjithatë, duke qenë se punojnë bashkë, nuk është e lehtë për ta të balancojnë jetën profesionale me atë personale, por ia dalin gjithmonë. Ka një sekret këtu? Sigurisht që po! Sekreti është se Jay Z e adhuron të punojë me bashkëshorten e tij për disa arsye të thjeshta.
Së fundmi, ai zbuloi pse i pëlqen të punojë me Beyonce-n.
“Ajo është e orientuar ndaj detajeve, pa dyshim, siç mund ta shihni nga puna e saj,” tha ai për Entertainment Tonight. “Ajo është një punëtore tepër e palodhur, super e talentuar, shumë frymëzuese.”
Çifti janë të martuar prej 13 vjetësh dhe kanë qenë bashkëpunëtorë për gati dy dekada. Ata kanë 3 fëmijë së bashku, vajzën Blue Ivy dhe dy binjakët, Rumi dhe Sir.