
Këngëtari Alban Skënderaj nesër do ta mbajë një koncert në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë dhe pritet që ky organizim të jetë tejet madhështor, shkruan lajmi.net.
E gjithë kjo vihet re nga numri i madh i njerëzve të cilët kanë shfaqur interesim për të shkuar në koncert.
Kjo nuk është hera e parë që Albani performon në Prishtinë, andaj një ditë para koncertit i ka shkruar disa fjalë në Instagram.
“Prishtina në zjarr. Nesër ose kurrë. Hapsirë e një ëndrre, salla 1 tetori”, ka shkruar Albani pranë postimit, një ditë para koncertit madhështor./Lajmi.net/
