Adnan Hyseni, vëllai i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni.
Adnan Hyseni, vëllai i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni i cili pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që kanë marrë pjesë në varrimin e vëllait të tij në varrezat e dëshmorëve ne Gllogjan.
Postimi i plotë i Adnan Hysenit:
Sot nga ne u nda flamurtari i dy ushtrive çlirimtare UÇK-se, UÇPMB-se si dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, luftëtari sypatrembur i atdheut shoki im i jetës Avni Mal Hyseni.
Shoku im i rrugetimi të përbashket 38 vjeqar, nga sot ti veq ike nga unë dhe ju bashkove shokëve tuaj të idealit në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, mi bon t’fala Gjeneralëve Shkelzenit e Luanit të cilët i kishe inspirim se si duhet Atdheu dhe luftohet për çlirimin e trojeve Shqiptare.
Faleminderit përzemërsisht Kombit Shqiptar ku me prezencen e tyre edhe sot na bënë të ndihem krenar me kontributin tënd për Komb e Atdhe e që dhimbjen po na e lehtëson.
LAVDI TE QOFT DHEU I KOSOVES TRIMI IM