
FC.Ballkani ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj KF.Drenicës, duke mposhtur këtë të fundit me rezultat 2:0, golin e parë e ka shënuar Blend Baftiu ndërsa të dytin, Edvin Kuç. Transmeton gazetaprojekti.com
Pas suksesit në Kupën e Kosovës, vullneti dhe motivi te skuadra e Ballkanit është rritur dukshëm.
Skuadra e Sami Sermaxhajt pasi kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës duke mposhtur Kikën, sot e nisi mbarë stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.
Djelmoshat nga Theranda regjistruan fitore të rëndësishme ndaj Drenicës. shkruan GazetaProjekti
Drenica pas humbjes mbetet në vendin e gjashtë, ndërsa me fitoren e sotme Ballkani ngritet në vendin e shtatë me 24 pikë.